Nis Vettingu për prokurorin Besnik Muçi, KPK: Ka pasuri të padeklaruar
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seanca dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Prokurori Muçi është i pranishëm vetë në sallë, pa praninë e një avokati.
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Vettingut ka zhvilluar seanca dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici. Prokurori Muçi është i pranishëm vetë në sallë, pa praninë e një avokati.
Prokurori ka deklaruar si pasuri: një tokë me sipërfaqe 366 m2 në Pogradec; 2 mijë m2 tokë bujqësore të përfituar sipas ligjit 7501; një shtëpi në Tiranë, të blerë me hua dhe kursimet e punës në emigracion; tokë me sipërfaqje 300 m2 në Shkozë të blerë nga kursimet; 4. 2 mijë m2 tokë bujqësore në Pogradec të blerë nga kursimet e tij; apartament në Tiranë me sipërfaqe 78 m2 të blerë 2016 me vlerën 75 mijë euro, 25 mijë prej të cilave i kishte kursime dhe 15 mijë euro i kishte marrë hua; një automjet me vlerë 6200 euro; kursime nga puna për menaxhimin e dy dyqaneve mobileri në Turqi dhe 15 mijë euro borxh.
Sipas raportit të ILDKP-së, prokurori ka bërë deklarim të saktë pasurie dhe pa fshehje.
Nga ana e saj, KPK ka kryer hetim të thelluar, sipas të cilit ka rezultuar se ishte pronar i një toke me sipërfaqe 366 m2 në Pogradec, të cilën e ka përfituar si anëtar i familjes bujqësore. Gjithashtu Muçi nuk ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 99 m2 mbi këtë truall të regjistruar në ZRPP që në 1996. Vetë prokurori është shprehur se nuk kishte dijeni që kishte një ndërtesë, të cilën sipas KPK e ka përfituar në mënyrë të paligjshme.
KPK gjithashtu është shprehur se për shtesën e apartamentit ka të dhëna kontadiktore dhe pa saktësi mbi kohën e ndërtimit. Pranë zyrave të noterive, rezultoi se noteri S.R. në 2013 i ka shitur një truall me sipërfaqe 178 m2 me vlerë e 1.3 milionve prindërve të bashkëshortes së prokurorit, shitje e cila nuk është deklaruar.
Prokurori ka filluar të paguajë tatimet mbi qeranë dhe të ardhurat personale vetëm pas plotësimit të formularit të Vettingut. Prokurori ka edhe një rast gjobëvënie por nuk ka pasur përgjime apo hetime.
Një hetim për pastërtinë e figurës ka kryer edhe DSIK, sipas të cilës Muçi rezulton i pastër. Përsa i përket aftësisë profesionale janë konstatuar mangësi dhe parregullsi pa nënshkrime por gjithsesi ndaj Muçit nuk ka pasur masa disiplinore. Ndaj prokurorit ka tre denoncime, por që nuk rezulton të ketë indicie për paaftësi profesionale.
Besnik Muçi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Lajmi kryesor:
Vettingu/ Shkarkohen gjyqtarët Abdullai e Selimi, Bici e Muçi probleme me pasurinë, Gjykata e Lartë drejt bllokimit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor, 18:06
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
Kërkoi pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarin Fatos Lulo
4 Maj 2023, 11:19
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19
-
Nën akuzë për deklarim të rremë pasurie, GJKKO merr të pandehur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë
5 Dhjetor 2022, 15:30
-
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne
21 Nëntor 2022, 12:22
-
SPAK mbyll hetimet për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, e dërgon për gjykim për deklarim të rremë pasurie
31 Tetor 2022, 13:06