TIRANË- Pas një ndërprerje disa mujore, ka nisur Vettingu në Polici, kësaj here do të përqëndrohet te punonjësit e SHÇBA-së. Report Tv mëson se do të kalojë në "sitë" Albion Sinani, Specialist në Drejtorinë e Trajtimit të Ankesave, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që do të gjykohet në tre shtylla, atë të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit të figurës. Tru[a e vlerësimit është e përbërë nga tre anëtarët Ana Kapaj, Elida Liko, Alban Laska.
Ishte parashikuar që vettingu nga SHÇBA të niste pasi të përfundonte vettingu i drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, por ky proces ka ecur me ritme shumë të ngadalta. Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit në total janë futur 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra. Vettingu në Policinë e Shtetit u pezullua deri në bërjen e një ligji të ti, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të bëhet brenda 6 muajsh. Ajo pranoi kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit të papajtueshëm për Vettingun në Policinë e Shtetit duke çuar edhe në pezullimin e Vettingut për drejtuesit e lartë të Policisë.
Tani më ky proces do të vijojë me punonjësit e gradave të ulëta dhe do të nisë nga SHÇBA, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.