Vettingu/Si po hetohen personat me lidhje interesi me gjyqtarët

Vettingu/Si po hetohen personat me lidhje interesi me gjyqtarët

Të gjithë personat, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, u kanë dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve para hua, u kanë dhuruar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, në mënyrë fiktive apo reale, duhet të justifikojnë burimin me dokumentacion ligjor para njerëzve të Vetingut dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Miqtë, kunatat, kunetërit, bashkëjetueset, motrat, vëllezërit, vjehrri, vjehrra, prindërit, kushërinjtë dhe çdo person tjetër me lidhje interesi, që referohet nga gjyqtari dhe prokurori për justifikimin e pasurisë, po i nënshtrohet dhe do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar nëse huaja apo dhurata justifikohet me dokumentacion ligjor.

Pavarësisht raportit që referon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe përgjigjeve që japin bankat, shoqëritë e ndryshme dhe institucionet shtetërore, borxhlinjtë dhe dhuruesit e njerëzve të drejtësisë do japin sqarim shteruese. Një shembull se si po kalojnë në sitën e Vetingut të gjithë personat që kalë lidhje reale apo fiktive interesi me gjyqtarët dhe prokurorët është zbardhja e vendimit për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Fatmir Hoxha ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.36 m², me vlerë 140.450 euro. Për të justifikuar këtë shumë, përpos të tjerave, ai ka deklaruar se i ka marrë 28.500 euro borxh kunatit. Njerëzit e Vetingut, të asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë marrë në pyetje kunatin dhe i kanë kërkuar justifikimin e kësaj shume.

“Për sa më sipër u mor dëshmia nga Z. A. G., i cili u paraqit pranë ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha deklaratën e tij, pasqyruar në procesverbalin e mbajtur, më datë 21.02.2018, në të cilën konfirmoi huanë e dhënë sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit. Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”, thuhet në vendim.

Kjo praktikë hetimi do të ndiqet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren