Ato janë disa prej objekteve më elegante të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Edhe pse kanë kaluar 100 vite, këto thesare të vogla vazhdojnë të magjepsin me bukurinë dhe historinë tragjike që fshihet pas tyre.
Për më shumë se një shekull, emri Fabergé është lidhur me pasurinë dhe me vezët më të mrekullueshme të Pashkëve në botë.
Vezët perandorake, siç edhe njihen, u projektuan fillimisht si dhurata në mes të viteve 1880. Ato u punuan me dorë dhe janë të dekoruara me ar, diamantë dhe gurë të çmuar, si smerald dhe perla.
Cdo vezë Fabergé është 8 cm e lartë dhe për prodhimin e secilës prej tyre janë dashur 2 vite kohë. Shpesh, ato mund të hapen për të zbuluar një surprizë: një portret në miniaturë, një orë apo diçka tjetër.
Vezët Perandorake dikur cilësoheshin si objekte magjike, gjë që shpjegon se përse njerëzit janë ende aq të magjepsur me to. Njeriu gjithmonë kanë pasur etje për gjëra të bukura dhe vezët e Fabergé e shuajnë këtë etje në mënyrë të përkryer.
Por magjepsja e vazhdueshme e Shtëpisë Fabergé, derivon edhe prej mjedisit historik. Pas kaosit gjatë revolucionit bolshevik, në vitin 1917, ashtu si dhe familja e Carit, Fabergé u largua nga Rusia i maskuar si diplomat. Ai vdiq në ekzil në Zvicër në vitin 1920. Vezët për familjen mbretërore të krijuar nga ai, sot janë simbol i dekadencës, shijes dhe elegancës së epokës së revolucionit.
50 vezët perandorake të Fabergé, gjatë tre dekadave kaluan në disa duar. Disa prej tyre u zhdukën dhe sot vetëm 43 ruhen ende në koleksionin mbreteror.
Veza e quajtur "Veza e tretë Perandorake", u gjet në vitin 2012 nga një koleksionist, në një treg xhinglash me cmim të ulët. Sot ajo vleresohet rreth 33 milionë dollarë. Veza e quajtur 'Zambakët e Luginës' e vitit 1898, ajo që ka fotografinë e Carit dhe dy vajzave të tij, sot kap shifrat e 45 milion dollarëve
Muzeu Fabergé në Shën Pjeterburg është ekspoze e historisë, jetës plot shkëlqim të dinastisë Romanov, rrënimit të tyre të trazuar, e dëshmuar përmes objekteve mahnitës, sentimental dhe shumë të rrallë