Vëzhgim në Durrës pas tërmetit! Banorët braktisin qytetin dhe lënë 'roje' dritat (VIDEO)

Report Tv sjell një vëzhgim nga qyteti bregdetar i Durrësit tre ditë pas tërmetit tragjik që solli shumë viktima dhe të plagosur. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton nga Durrësi se një pjesë e qytetarëve janë larguar nga Durrësi duke e braktisur qytetin nga frika e pas lëkundjeve të tërmetit.

Disa nga banorët në momentin e largimit kanë lënë dritat ndezur për të lënë të nënkuptuar se brenda shtëpi ka zot për të shmangur vjedhjet, ndërsa një pjesë tjetër dyert hapur nga shpejtësia pas lëkundjeve.

Por në këto momente të vështira dhe tmerri qytetin nuk po e lë rehat as dora e njeriut, pasi disa persona kanë shfrytëzuar rastin duke vjedhur në disa banesa. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme në qytet kanë filluar edhe reshjet e lehta të shiut. Durrësi dhe Thumana ishin zonat më të prekura nga tërmeti tragjik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/11/2019 11:27

    Njerezit e fismë qe duan harmoni urbanistike dhe qe nuk dhunojne mjedisin me ndërtime të shëmtuar, vjedhje e zaptime, që duan Florën dhe Faunën dhe që nuk i pyet askush dhe qe askush nuk i përfill për këtë gjë, u vjen në ndihmë vetëm Zonja e Madhe që mer hak në masat e gjera injorante që për arsye te injorancës së tyre të b a b ë z i s ë fshatareske, bëjnë maskara të papara mjedisore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?