/ ATSH / - Jemi në prag të sezonit turistik veror dhe ka shumë probleme që akoma nuk janë vënë në rrugën e zgjidhjes në infrastrukturën rrugore gjatë bregdetit jugor.
Duke nisur nga hyrja në qytetin e Fierit, qytetit të Vlorës për të arritur në zonën e bukur në Llogara.
Pikërisht këtu rrëshqitja e dheravë është kthyer në një fenomen shqetësues dhe të rrezikshëm. Si pasojë e rrëshqitjeve drejtuesit e mjeteve hasin vështërsi në qarkullim, ndërsa rreziku për aksidente rrugore është i lartë. Stina e nxehtë po afron dhe turistët do të vërshojnë drejt kësaj zone.
Problemtika pranohet edhe nga drejtuesit e këshillit të qarkut, të cilët pohojnë se për këtë problem i janë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Rrugëve dhe çështja është drejt zgjidhjes. Në këtë aks, gjatë sezonit veror kalojnë nga 2000-4000 automjete në ditë.
Kjo rrugë është e preferuar veçanërisht nga turistët e huaj për shkak të bukurive natyrore që po bëhen gjithmonë e më pak të aksesueshme nga dëmtimet serioze në shtratin e saj.