TIRANËDy fenomene të çuditshme ndodhin brenda Tiranës, ai i djegies së kazanëve të mbeturinave që bëhen shkak për ndotjen e ambientit si dhe ai i vjedhjes së kapakëve të pusetave, që është kthyer tashmë në një fenomen të zakonshëm.
Puseta pa kapak të sheh syri në çdo lagje të kryeqytetit, në qendër apo periferi, të cilat jo në pak raste janë bërë dhe burim aksidentesh.
Më problematike mbeten lagjet periferike por nuk mungojnë dhe ato afër qendrës së Tiranës. Persona që kanë lidhur jetesën e tyre me shitjen e skrapit, vjedhin dhe dëmtojnë kapakët e pusetave apo të kanalizimeve në mënyrë që t'i shesin për skrap.
Pusetat pa kapak janë gjithashtu dhe një burim infeksioni. Më të rrezikuar mbeten fëmijët, të cilët shpesh herë luajnë pranë tyre.
Lidhur me këtë fenomen bashkia e Tiranës ka përgjegjësinë e mirëmbajtjes dhe administrimit të rrugëve dhe trotuareve brenda qendrës administrative të saj, si dhe kujdesin ndaj kanalizimeve dhe mbajtjen e tyre në gjendje normale./ATSH/
/Shqiptarja.com