Vëzhguesi ONM e cilësoi shkelje lejen prindërore për Gjin Gjonin, Vettingu konfirmon në detyrë kreun e Apelit të Tiranës

Vëzhguesi ONM e cilësoi shkelje lejen prindërore për Gjin Gjonin, Vettingu konfirmon në detyrë kreun e Apelit të Tiranës

Ridvan Hado sot në seancën e dhënies së vendimit

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e gjykatës së Apelit të Tiranës Ridvan Hado. Seancën e kaluar trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine e njohën gjyqtarin Hado me disa pasaktësi modeste sa i takon kriterit të pasurisë, ndërsa vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Gjatë vlerësimit të anës profesionale, gjyqtari i Apelit Ridvan Hadon u përball me dy gjetje të vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs në lidhje me qëndrimet e Hados në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Theo Jacobs i kërkoi ‘llogari’ Ridvan Hados seancën e kaluar se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018 dhe pse kishte votuar kundër kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili u shkarkua nga Vetingu disa ditë më parë.

Theo Jacobs e konsideroi vendimin për t’i dhënë lejen prindërore Gjin Gjonin si një akt në shkelje flagrante dhe kontribuese në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.

 Theo Jacobs i kërkoi Komisionit të Vetingut të zbardhë rolin e Ridvan Hados, si ish-anëtar i KLD, në vendimin e KLD për të mos pranuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Petrit Aliaj. Por sot KPK vendosi që ta konfirmonte në detyrë.
1592497721_RidvanHado533x400.jpg

Ridvan Hado

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 24/06/2020 17:11

    I ndershem por Gjinit sa leke i mori per nderin e madh qe i beri...

    Përgjigju
    • Opinione opinabile: 24/06/2020 23:53

      Pa diskutim që zoti gjyqtarë është i ndershëm dhe si ky edhe shumë të tjerë. Janë me itegritet jo llafe, mjafton një llogari e thjeshtë, mblidhni rrogat mujore për 30 vjet dhe ja ku dolën lekët për orën e dorës. Cfarë? Makinat vilat pushimet luksoze etj etj? Ja kanë bo dhuratë mër burr, baah sa mosbesues që jeni!!! Po iki ti fus i tasqebab. Tung

    • Kritiku: 24/06/2020 18:40

      I dashur Ilir, nuk i ka bere asnje nder. E para i paska takuar dhe e dyta ti nuk e njeh fare zotrine qe aludon. Mbase zoteri je mesuar qe nga sistemi i kaluar qe gjithcka behet me rrushfet. Eshte njeri me integritet ky person dhe ne 20 vjet te punes se tij le te dale dikush e te thote qe ky i ka kerkuar apo dhe rryshfet. Ik tani futi nje pace tasqebap se e bere normen sot

  • Kritiku: 24/06/2020 10:57

    Urime eshte gjyqtari me i ndershem ne Republike

    Përgjigju
    • Edmond: 25/06/2020 09:10

      E njoh qysh ne Elbasan,kur ishte djale i ri,ka qene I ndershem dhe paska ngelur i ndershem ,urimet me te mira dhe nji bravo te madhe Ritvan ,suksese besoj shume ne pastertin tende,edhe yt vella ka qene fjale flori,se tani nuk e di nga behet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë