Vëzhguesi më i famshëm ndërkombëtar që monitoron procesin e Vetingut, Theo Jacobs, makthi i gjyqtarëve dhe pronorëve shqiptarë, është përballur sot me Ridvan Hadon, kolegun e Fatmira Hajdarit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ridvan Hado u paraqit sot para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatin e verifikimeve për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine e njohën gjyqtarin Hado me disa pasaktësi modeste sa i takon kriterit të pasurisë, ndërsa vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Gjatë vlerësimit të anës profesionale, gjyqtari i Apelit Ridvan Hadon u përball me dy gjeje të vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs në lidhje me qëndrimet e Hados në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Theo Jacobs i kërkoi ‘llogari’ Ridvan Hados se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018 dhe pse kishte vutuar kundër kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili u shkarkua nga Vetingu disa ditë më parë.

Theo Jacobs e ka konsideruar vendimin për t’i dhënë lejen prindërore Gjin Gjonin si një akt në shkelje flagrante dhe kontribuese në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia. Vëzhguesi ndërkombëtar i kërkoi KPK-së që ta këtë parasysh këtë vendim në vlerësimin për Ridvan Hadon. Nga ana tjetër, gjyqtari Hado pohuar se KPK nuk mua të vlerësojë anëtarët e ish-KLD. Hado tha se KPK nuk e ka këtë kompetencë. Ai shtoi se vendimi për t’i dhënë lejën prindërore Gjin Gjonit ishte i ligjshëm, pasi Gjin Gjoni i plotësonte kushtet.

Përgjigja e Theo Jacobs ishte e ashpër. “Të jesh anëtar i një institucioni si KLD nuk do të thotë se mund të bësh ç’të duash. Nëse kërkon protokollin, do të gjeni një ekstra protokoll të vendosur pas marrjes së vendimit që tregon se ky vendim ka qenë i paligjshëm”, tha Jacobs. Në vitin 2018, KLD, pak para se të shkrihej, i dha një leje prindërore dyvjeçare Gjin Gjonit. Ky vendim u lexuar nga Ambasada Amerikane në Tiranës i një manovër e Gjin Gjonit për t’i shpëtuar Vetingut. Vendimi i kritikua nga ndërkombëtarët. Në krye të KLD ishte Ilir Meta.

Më tej, gjatë seancës së sotme, Theo Jacobs i kërkoi Komisionit të Vetingut të zbardhë rolin e Ridvan Hados, si ish-anëtar i KLD, në vendimin e KLD për të mos pranuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Petrit Aliaj. Për këtë rast, Hado tha se “I kam kërkuar KLGJ-së të më informojë nëse kam qenë i pranishëm në momentin e votimit dhe se si kam votuar. Me sa mbaj mend, do të kem ikur se kam qenë i lodhur”. Petrit Aliaj u shkarkua një herë nga KLD në vitin 2004, por e riktheu në detyrë Gjykata e Lartë. Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie, por nuk i hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte. Petrit Aliaj ka marrë pjesë edhe në procesin e heqjes së burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit, ku ishte anëtar i trupit gjykues. Aliaj është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë me vendim të Komisionit të Vetingut.

Ndërkaq, Theo Jacobs ka monitoruar edhe Vetingun e Fatmira Hajdarit. Jacobs ishte i pranishëm gjatë seancës dëgjimore katërorëshe. Ai shigjetoi dhe ironizoi me pyetje zonjën Hajdari, duke i vënë në pah paradokset e pasurisë së saj.

Theo Jacobs është treguar i ‘pamëshirshëm’ me komentet e tij edhe gjatë seancës dëgjimore për ish-prokuroren Rovena Gashin, e cila ka qenë drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e shkarkuar nga detyra. Theo Jacobs nuk ka kursyer kritikat as ndaj ish-kryeprokurores Arta Markut, prokurorit Adnan Kosova, gjyqtarit Izet Kadana, prokurores Donika Prela etj.