Java e modës në Singapore ka përqafuar stilistët më në zë, duke filluar me veshjet ‘dark’ të Diane Von Furstenberg e duke përfunduar me koleksionin unik të Victoria Beckham.

Victoria Beckham erdhi si gjithnjë e ‘freskët’ në zgjedhje dhe ide, me stilin ‘monokromatik’, minimalist, materialet cilësore dhe prerjet e vecanta, por pa harruar gjithnjë të fusë doza të vogla ngjyrash të ngrohta, shumë të pëlqyeshme për syrin tonë ‘të pangopur’.

Beckham tregohet gjithnjë e kujdesshme dhe ofron modele shumë moderne e femërore. Prerjet ishin si gjithmonë karakteristike të stilit të pagabueshëm të ikonës së modës. 41 vjecarja edhe një herë la gjurmë me punën kreative.
beckham
FOTO të tjera
beckham
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)