
Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli vendas barazoi 2-2 me Torinon. Vendasit e Zanettit ishin në avantazhin e dy golave deri në minutën e 82, duke mos mbajtur dot epërsinë. Luperto në minutën e 37 dhe Marin në të 69 minutë dërguan Empolin në epërsinë 2-0. Në fundin e ndeshjes, Ricci në të 82 minutë dhe Sanabria në minutën e 85 dërguan shifrat në 2-2. Me 27 pikë, Torino mban vendin e tetë ndërsa në vendin e 10 me 26 pikë është Empoli. Në fushë për Empolin për 18 minuta luajti edhe Bajrami.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Inter përmbys ndeshjen me Lautaron, luan edhe Asllani! Barazojnë Empoli dhe Torino, Atalanta fiton me Gjimshitin në fushë








