KALKUTA, Indi - Lionel Messi, ylli argjentinas i futbollit për disa ditë do vizitojë Indinë. Në Kalkuta, një shtatore e tij 22 metra e lartë është ekspozuar në qytet dhe sulmuesi i Inter Miamit, së bashku me Luis Suarez dhe Rodrigo de Paul shkuan për ta inauguruar.

Veç saj, mbërritja e Messit është parë si një festë në Indi, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Në stadiumin "Salt Lake" mbi 85 mijë tifozë pritën prej orësh që të shihin nga pranë Leon, por ky i fundit i përshëndeti vetëm për pesë minuta dhe diçka e tillë ka sjellë zemërimin e tyre, pasi kishin paguar deri në 150 dollarë biletën.

Reagime të ashpra pasuan, me stola të thyer dhe të hedhur në fushë, madje sipas medieve u thyen edhe barrierat mbrojtëse.

Pas Kalkutës, Lionel Messi do të vizitojë katër qytete kryesore në Indi. Së pari, ai do të marrë pjesë në një aktivitet madhështor po në Kalkuta, ku do të marrë pjesë kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee dhe disa yje të tjerë të shquar.

Më pas, Messi do të udhëtojë për në Hyderabad dhe Andhra Pradesh, ku do të takohet me tifozët e tij dhe do të marrë pjesë në aktivitete. Udhëtimi i tij do të vijojë më pas në Mumbai dhe New Delhi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?