Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio de Zhaniero të Brazilit përveç anës së bukur që transmetohet në media kanë edhe pjesën e tyre të errët. Ata të cilët përballen drejtpërdrejt me këtë aspekt janë tifozët e shumtë që kanë udhëtuar nga të gjitha skajet e globit për të ndjekur këtë eveniment.
 
Në rrugët e Rios janë të shumta vjedhjet të cilat kanë ekzistuar edhe më parë por që janë shtuar me fluksin e njerëzve. Autoritetet kanë paralajmëruar marrjen e masave për këtë fenomen që është rritur paralelisht me problemet ekonomike në vend.