ARGJENTINE - Mijëra persona janë mbledhur në Bariloche, në Argjentinë për të shijuar atë që përshkruhet si veza më e madhe e Pashkëve e bërë nga duart e njeriut.

Zyrat e turizmit lokal thanë se për prodhimin e vezës gjigante ishte përdorur 8 mijë kilogram çokollatë.

Veza simbolike e Pashkëve ishte e lartë 8,5 metra dhe pasi u copëtua nga kryebashkiakja e qytetit u shpërnda më pas për të gjithë besimtarët dhe pjesëmarrësit që kremtuan festën dhe ceremoninë.