VIDEO/ Argjentina fiton 2-0 kundër Kanadasë dhe shkon në finalen e Kupës së Amerikës! Messi vendos rekord

VIDEO/ Argjentina fiton 2-0 kundër Kanadasë dhe shkon në finalen e Kupës së Amerikës! Messi vendos rekord

Festa e Argjentinës

New York, SHBA - Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Amerikës. "Albiceleste" me Lionel Messin në krye fituan 2-0 kundër Kanadasë në "MetLife Stadium" në New York.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Julian Alvarez, që shënoi pas pasimit të de Paul në minutën e 22-të. Në fraksionin e dytë ishte Lionel Messi që tundi rrjetën dhe likuidoi Kanadanë.

Tanimë Argjentina pret fituesin e Uruguai - Kolumbi për të mësuar rivalin në finalen e madhe të 15 korrikut në orët e para të mëngjesit me orën shqiptare.

Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera. Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Leo Messi vendos dy rekorde të reja

1720625096_1718998846argjentinalionelmessi.jpg

Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.

Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Kupën e Armerikës dhe dy në Kupën e Botës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Pse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?

Pse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?