BUENOS AIRES - Pasi fituan 2-1 katër ditë më parë kundër Mauritanisë në miqësore, kombëtarja argjentinase e futbollit siguroi një tjetër sukses në shtëpi, këtë herë 5-0 kundër Zambias në mitikun 'La Bombonera'.

Në fillim të ndeshjes kapiteni i vendasve, Lionel Messi, nuk ka mundur t'i mbajë lotët, kjo për faktin se kundër Zambias mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit në shtëpi me fanellën e kampionëve të botës në fuqi. Pas Kupës së Botës që luhet këtë verë, Leo pritet ta mbyllë karrierën fantastike me kombëtaren.

Argjentina kaloi në epërsi pas katër minutave lojë me golin e Julian Alvarez, ndërsa Lionel Messi shënoi në fundin e pjesës së parë pas asistit të Mac Allister. Në fraksionin e dytë Otamendi, autogoli i Chanda dhe Barco bënë që vendasit të fitonin 5-0 kundër Zambias.

Në Kupën e Botës që do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrikun e këtij viti, Argjentina bën pjesë në Grupin J së bashku me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.