Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të cilëve u janë gjetur armë, municione e lëndë narkotike kokainë.
Siç raporton policia e qytetit bregdetar, ata janë arrestuar pas kontrolleve të patrullave në akset dytësore rrugore ku janë kontrolluar rreth 150 automjete dhe janë shoqëruar 12 shtetas për verifikim.
Në pranga kanë rënë Ledian Lato 28-vjeç, banues në Tiranë dhe Eriseld Begaj 29-vjeç, banues në Durrës.
Lato udhëtonte me automjetin tip Honday me targa AA 839 AP dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut(marsup)i’u gjet dhe i’u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, modeli E-Col Special dhe një krëhër me 5 fishekë, kalibër 7.65 mm.
Begaj, në lagjen Nr.8 Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia i’u gjet dhe i’u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim ruajtjen e qetësisë dhe të rendit publik.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO