Në Bergamo, Atalanta dominoi dhe fitoi 2-1 kundër Cremoneses. Pasi eliminuan Juven nga Kupa e Italisë, zikaltërit e Palladinos morën suksesin e plotë edhe në Serie A. Krstovic dhe Zappacosta në minutat 13 dhe 25 ishin autorët e golave. Ndërkohë, në shtesën e parë të ndeshjes kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, shënoi golin e tretë për vendasit, por gjithçka u anulua pas rishikimit të pamjeve në VAR (video assistant referee). Më pas Thorsby shënoi golin e nderit për miqtë. Me 39 pikë Atalanta mban pozitën e shtatë në Serie A.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Roma fiton në 'Olimpico' dhe kap Juven në zonën Champions, Atalanta rigjen suksesin e plotë në Serie A


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 10:30

    Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?