VIDEO/ Atentati i dyshuar ndaj Trump, momenti i arrestimit të Routh, i kapur nga kamera e trupit të një oficeri

SHBA- Teksa hetimet për atentatin e dytë të dyshuar dhe dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump, aktualisht kandidat republikan për zgjedhjet e 5 Nëntorit në SHBA, po vijojnë me intensitet, mediat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit të arrestimit të autorit.

Pamjet e marra nga kamera e trupit të një polici në aksion u bënë virale ditën e djeshme (16 Shtator), teksa tregojnë momentin e arrestimit të Ryan Routh, 58-vjeçarit të dyshuar se donte të qëllonte ish-presidentin amerikan Donald Trump, në klubin e tij të golfit në West Palm Beach, Florida.

Disa efektivë ruajnë pozicionet, teksa agjentët e FBI-së i kërkojnë të dyshuarit të afrohet me ecja mbrapsht, bluzën mbi kokë dhe duart pas shpine, duke i mbajtur armët drejt trupit të tij për çdo të papritur apo kundërshtim. Dy prej oficerëve i afrohen dhe e kapin nga krahët, duke e përcjellë nën arrest, teksa dallohet se Routh mban edhe një palë syze të errëta.

FBI po heton dhe zyra e Sherifit të zonës tha se i dyshuari nuk bëri asnjë qitje, por qëndroi për 12 orë në zonën e fushës. Ky person akuzohet aktualisht për armëmbajtje pa leje dhe po merret në pyetje.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fatos Nano feston ditëlindjen, sa vjeç bëri ish-kryeministri

Fatos Nano feston ditëlindjen, sa vjeç bëri ish-kryeministri