Me qindra qytetarë të Fierit, emigrantë të kthyer për pushime dhe turistë mbushën sheshin kryesor të qytetit për koncertin ““Fieri in fest”.
Në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës, si Alban Skënderaj, Mariglen Hazizaj dhe disa këngëtarë fierak si Rajmonda Aliaj Anesti Cuko Ilir Veliu
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
të cilët krijuan një atmosferë festive deri pas mesnate. Ndërsa natën e dytë, më 13 gusht koncerti vazhdon me emra të dashur të muzikës si Poni, Eranda Libohova, Grupin e këngës Fierake, Ansamblin “Myzeqeja”, etc.
“Fieri In Fest” është një aktivitet veror, nëpërmjet të së cilit Bashkia e Fierit synon të shtojë ofertën turistike.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)