
Nottingham barazoi 1-1 me Manchester City për javën e 24-t në Premier League. 'Qytetarët' e Guardiolës tanimë lënë kreun e kampionatit për Arseanlin, duke mos mbajtur dot ritmin e fitoreve. Të parët në avantazh kaluan futbollistët e City-t me Bernardo Silvën në minutën e 41, teksa u barazuan nga Wood në minutën e 84. City shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, dy pikë pas Arsenalit që ka një ndeshje më pak. Guardiola pas ndeshjes është parë i tërbuar me arbitrin. Nottingham Forest mban vendin e 13-të me 25 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenali fiton me Aston Villan, Chelsea humbet mes panikut! Manchester City 'fal' kreun, Liverpool bën detyrën






