Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 25-të. Këtë të diel, Bayer Leverkusen mundi 2-1 Bayern Munich, me bavarezët që veç tri pikëve humbën edhe vendin e parë në klasifikim, duke ia lënë Dortmundit.
Dueli në "BayArena" u hap në minutën e 22 nga Kimmich për Bayern Munich. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, teksa në pjesën e dytë ishte Palacios që me dy penallti në minutat 55 dhe 73 përmbysi ndeshjen për djemtë e Xabi Alonsos.
Djemtë e Nagelsmann shohin veten në vendin e dytë, duke lënë Dortmundin në krye. "Aspirinat" e Bayer Leverkusen shkojnë në vendin e tetë me 37 pikë.
Në sfidat e tjera të ditës, Union Berlin mundi 2-0 Eintracht Frankfurtin, teksa Mainz dhe Freiburg barazuan 1-1.