VIDEO/ Çelësi i lumturisë
në marrëdhënien tuaj në çift

VIDEO/ Çelësi i lumturisë<br />në marrëdhënien tuaj në çift
Marrëdhëniet e lumtura kanë tre gjëra të përbashkëta. Ekspertja e marrëdhënieve në çift, Esther Perel, ka punuar me qindra çifte në profesionin e saj dhe ka zbuluar disa karakteristika të lidhjeve të lumtura.

1. Vazhdojnë të ruajnë kuriozitetin për njëri-tjetrin.
Çiftet e lumtura janë kuriozë për njëri-tjetrin. Ata nuk pretendojnë se dinë gjithçka për partnerin, nuk sillen sikur e dinë se çfarë do të thotë i/e dashuri/a kur këta të fundit nuk e kanë përfunduar ende fjalinë. Ata nuk e shembin distancën dhe tensionin mes të dyve, e kultivojnë atë.

2. Janë të lumtur për arritjet e partnerit.
Ata janë njerëz që dinë të jenë të lumtur për partnerin e tyre, edhe pse arritja e tyre nuk ka fare lidhje me ta. “Jam e lumtur për ty, për atë që po të ndodh ty”. Kjo është diçka që e bën të dashurin tuaj të vijë në shtëpi me dëshirë.

3. Kanë një jetë personale edhe pse të lidhur.
Çiftet e lumtura janë njerëz që vlerësojnë shumë individualitetin e njëri-tjetrit, kanë hapsirën e tyre personale, ku secili prej partnerëve ka botën dhe mendimet e veta, hobit, pasionet dhe miqësitë e veta. Të dy kanë jetët e tyre dhe kur këto dy botë takohen ndodh ‘magjia’. Kështu duhet të jetë e jo dy njerëz të uritur që ushqehen me njëri-tjetrin.

Këto tre elemente, liria, të qenurit i lumtur për tjetrin dhe admirimi, janë thelbësore për të ruajtur një marrëdhënie harmonike.
 

A relationship expert says happy couples have 3 things in common.

Posted by INSIDER on Monday, January 4, 2016

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)