Ndonëse në të gjithë territorin e Kosovës kanë nisur reshjet e dendura të dëborës me temperature të ulëta, karakteristike të stinës, banorët e saj vijojnë jetën normale, duke organizuar edhe ceremoni martesore.
Por, ajo çka sot ka rënë në sy është pikërisht ky çift i cili i sapomartuar ka dalë për të kërcyer në mes të rrugëve të kryeqytetit kosovar, Prishtinë, ndonëse aty temperaturat kanë qenë nën zero gradë.
Të shoqëruar edhe nga disa dasmorë të tjerë nën shpoqërinë e flamurit kombëtar, kanë dëfryer për disa minuta, nën ritmin e lodrës dhe curles, një muzikë kjo tradicionale në ditën e tyre më të veçantë.
/Shqiptarja.com