REPORT TV siguron pamje të reja nga incidenti në protestën e opozitës te Ministria e Brendshme. Në pamje duken deputetët e PD, Boçi, Spahia dhe Ervin Salianji në ballë të protestuesve që shtynë policinë me dy rrjeta metalike.

Pjesë e protestuesve ishte edhe reperi i njohur ‘Stresi’, ndërsa nga incidenti mbetën 11 efektivë policie të plagosur dhe katër protestues, mes tyre kryeredaktori i ‘RD’, i cili mori plagë në kokë, pasi shtyu forcat e rendit me rrjete metalike.