VIDEO/ Dhjetë balena bllokohen në akull pranë Japonisë

VIDEO/ Dhjetë balena bllokohen në akull pranë Japonisë

Foto nga momenti kur 10 balena bllokohen në akull pranë Japonisë

Të paktën 10 balena janë bllokuar nga një çarje akulli në det pranë qytetit Rausu në gadishullin Shiretoko të Japonisë veriore.

“Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të presim që akulli të thyhet dhe balenat të shpëtojnë”, tha një zyrtar, raporton The Guardian.

Ai shtoi se akulli ishte shumë i trashë për rojet bregdetare të cilët përpiqeshin të shpëtonin balenat.

“Pashë rreth 13 balena vrasëse me kokat e tyre të dala nga një vrimë në akull. Ato dukeshin se kishin probleme me frymëmarrjen dhe mendova se ishin tre ose katër viça”, tha eksperti i jetës detare Seiichiro Tsuchiya, i cili i filmoi me një dron.

Balenat më të mëdha, siç është balena blu, mund të kalojnë një kohë të gjatë nën ujë, ndërsa balenat të njohura si vrasëse kalojnë vetëm disa minuta nën ujë.

Pranë Hokkaidos lindore, ishullit më të madh të Japonisë, deti mbulohet me akull çdo dimër, por sasia e akullit është ulur vitet e fundit për shkak të ngrohjes globale.

Disa balena vrasëse ngordhën në vitin 2005 në të njëjtën zonë pasi u bllokuan në një çarje në shtresën e akullit.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë