Granada po fiton 1-0 në pjesën e parë kundër Burgos, me ndeshjen që vlen për javën e 20 në La Liga 2 të Spanjës. Avantazhin skuadrës së trajnerit Paco Lopez ia dha Myrto Uzuni në minutën e 41. Pas një aksioni të bukur nga bashkëlojtarët te Granada, beratasi bën një goditje të zgjuar në cepin e largët të portës duke lënë të shtangur Jose Antonion në katërkëndësh.
Kësisoj Myrto Uzuni shënon golin e 11 në 20 javët e ligës së dytë spanjolle, duke qenë në krye të golashënuesve. Sulmuesi i Kombëtares është kthyer në pikën më të fortë të të tijve, teksa sa i takon golave sfidohet nga Armando Sadiku, shqiptari i Cartagena që ka shënuar deri tani 7 gola po në La Liga 2.