Sot mbushen plot 18 vjet nga 14 Shtatori 1998, grushti i shtetit i Sali Berishës. 14 Shtatori simbolizon kulmin e barbarisë, terrorit dhe dhunës për pushtet të Sali Berishës.
 
Dy ditë pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, njerëz të armatosur sulmuan institucionet, përfshi edhe Radio Televizionin Shqiptar.
 
Sali Berisha akuzoi qeverinë Nano për vrasjen e Azem Hajdarit, duke e konsideruar vrasje politike.
 
Dita kur do përcillej për në banesën e fundit, protestuesit sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.
 
Ngjarjet e 14 shtatorit 1998 janë një tjetër njollë e errët në historinë e Shqipërisë.
 
“Assoiciated Press” tregon përmes një videoje atë se çfarë ka ndodhur atë ditë.