Video e arratisjes së Sinwar para sulmeve të 7 Tetorit, gruaja e tij fotografohet me çantë 'Birkin' 32 mijë euro! IDF: Populli i Gazës s'ka të hajë, ajo mes luksit

Video e arratisjes së Sinwar para sulmeve të 7 Tetorit, gruaja e tij fotografohet me çantë 'Birkin' 32 mijë euro! IDF: Populli i Gazës s'ka të hajë, ajo mes luksit

Saban Abu Zamar, e veja e Yahya Sinwar, duke u arratisur më 6 Tetor 2023, me çantën në dorë

Teksa vëmendja është fokusuar e gjitha tek lufta në dy fronte e Izraelit, i cili vetëm ditën e sotme raportoi për 152 të vrarë në Gaza dhe Liban, një tjetër detaj u bë publik nga vrasja e liderit të Hamas, Yahya Sinwar javën e kaluar.

Sot IDF publikoi pamjet se si kreu i organizatës së cilësuar terroriste dhe arkitekt i sulmeve të 7 tetorit të kaluar me mbi 1 mijë të vrarë në Izrael dhe qindra të marrë peng, arratisej nga tunelet e fshehta bashkë me familjen e tij, vuri theksin tek çanta mijëra euro firmato e vejushës së Sinwar.

Fotoja është bërë virale, pasi sipas IDF ajo mban në dorë një çantë Birkin me vlerë jo më pak se 32 mijë euro. Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë, që ka shumë ngjashmëri me “Hermès Birkin”, shkruan “La Repubblica”.

Fotoja daton më 6 tetor 2023, pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan "Times of Israel". Rrjeti ka shpërthyer me pyetje nëse çanta është Hermes apo jo.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Avichay Adraee shprehu habinë e tij në platformën X për zgjedhjen shumë të shtrenjtë të Sinëar për të mbajtur një Birkin shumë të shtrenjtë, në një tunel nëntokësor.

“Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim gruan e Yahya Sinwar mes luksit”, ka shkruar zyrtari ushtarak izraelit Avichay Adraee, duke bërë kështu një lëvizje taktiko-psikologjike ndaj kundërshtarit.

Reagimi i zëdhënësit të IDF, në rrjetin X

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë