Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë.
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, në një video nga kamerat e sigurisë të një lokali, publikuar nga Dosja.al, shihet momenti teksa Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina 'Mercedes Benz', të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë. Sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik.
VIDEO/Momenti i vrasje së Kastriot Reçi
Kastriot Reçi u qëllua rreth orës 11:00 dhe ishte nisur si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u qëllua për vdekje. Autori, emrin e të cilit policia nuk e ka ende, ishte veshur si grua, me fustan dhe paruke, dhe kishte hipur në katin e shtatë të një pallati rreth 150 metra larg, në apartamentin e mikut të Tonin Gjinit, njohur edhe me emrin Armando, gjithashtu i vrarë vite më parë në Rrëshen, njohur si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018. Mënyra e ekzekutimit dhe zgjedhja pikërisht e këtij apartamenti i çon hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, pasi Reçi, edhe pse zyrtarisht asnjëherë e faktuar me prova, dyshohej të fshihej pas vrasjes së Tonin Gjinit në 12 gusht 2019.
Momenti ku qëllohet Kastriot Reçi dhe arma tip snajper e gjetur poshtë pallatit (Në foto ampartamenti ku u krye qitja)
Të përfshirë në atentatin e Kastriot Keçit dyshohet të kenë qenë dy persona, njëri shofer për largimin e autorit pas ngjarjes, dhe tjetri qitës profesionist. Autori ka mbërritur në Rrëshen së bashku me bashkëpunëtorin në orët e para të mëngjesit të së martës (7 janar), ka nxjerrë nga bagazhi i makinës një çantë në të cilin kishte fshehur snajperin dhe është drejtuar për te pallati i 'hasmit' të 47-vjeçarit, Tonin Gjini, nga ky ka kryer ekzekutimit, detaj ky që vërteton se vrasja ka ardhur për motive hakmarrje.
Gazetari Elvis Hila solli pamje nga apartamenti i pabanuar në katin e shtatë të pallatit, nga ku mësohet se autori ka thyer me forcë derën e jashtme dhe grilën dritares, duke lënë të kuptuar se ka qenë në dijeni se në këtë shtëpi nuk banonte askush dhe ka qëndruar në pritje të Kastriot Reçit për 5 orë derisa ai ka mbërritur për të shkuar në lokalin në pronësi të tij. Detaje që flasin për një krim të mirëorganizuar, ku autorët i kishin studiuar lëvizjet e Reçit.
Që pas vrasjes së vëllait në Itali, Gasper Reçi dy vite më parë, ai kishte kufizuar shumë lëvizjet, madje mësohet se ulej gjithmonë në një cep të lokalit të tij, pasi i druhej një atentati të mundshëm.
Në atë mëngjes tragjik, Reçi shoqërohej nga një nga vëllezërit e tij. Sapo kanë parkuar makinën, dy vëllezërit janë drejtuar hyrjes së lokalit, por Reçi është ndalur që të takojë një grua me një fëmijë, e ndërsa vëllai i tij është futur në ambientet e brendshme të lokalit. Sa ka përfunduar takimin me gruan, autori i cili po e ruante prej 5 orësh, e ka qëlluar nga një distancë rreth 150-200 metra largësi me një plumb të vetëm në zemër duke i marrë jetën në vend.
Më pas, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ka ecur disa metra në këmbë, për të shkuar deri tek makina kur e priste bashkëpunëtori dhe janë nisur drejt rrugës Rrëshen- Burrel.
Ndonëse i gjithë ekzekutimi i kësaj vrasjeje ishte i mirëmenduar deri në detaje, autori ka lënë gjurmë që mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e këtij atentati. Autori ka hedhur nga pallati snajperin i cili është gjetur nga policia mbrapa pallatit. Deri më tani, ky snajper është prova më e fortë në duart e hetuesve me shpresën s emund të gjejnë gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e autorit.
Snajperi qe autori hodhi nga pallati, u gjet nga policia ne pjesen e pasme te pallatit
E ndërsa disa kilometra më tutje, në dalje të qytetit, në afërsi të Tregut është gjetur parukja që ai e kishte përdorur si kamuflim. Parukja është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike, e ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije gjithashtu se e gjithë skena është regjistruar nga dy kamera sigurie, po për shkak të rezolucionit jo shumë të lartë dhe maskimit të autorëve, është e pamundur identifikimi i tyre.
Aktualisht janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të krimet. Në pyetje janë marrë banorët e pallatit nga ku u qëllua Reçi, por kanë thënë se nuk kanë parë ndonjë lëvizje apo person të dyshimtë.
Në harkun kohor të 4 viteve hakmarrja ka marrë 4 jetë, ku vrasja e parë ishte e shtatorit 2016, e ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jaku në Rrëshen, në të njëjtën mënyrë si Reçi më 7 janar, teksa ishte në lokal. Pas tij, vijuan një seri ngjarjesh kriminale me marrje jetësh nga të dyja palët.
Seriali i vrasjeve e hakmarrjeve që i mori jetën vëllait të pronarit të medias
Vrasja e vëllait të Kastriot Reçit, Gasper Reçi në 2017-ën, dyshohet të ketë të bërë me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë dhe në Belgjikë.
Më 9 shtator 2016 është vrarë në Rrëshen Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri kallashnikov nga dy persona ende të paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentuara të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij. Më 28 prill të 2017-ës u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve të huaja që në atë kohë bashkëpunuar me policinë shqiptare, dyshohet se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.
Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshohet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali.
Kreshnik Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga dy persona të maskuar që dyshohet se ishin shqiptarë, të cilët qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë.
Cristina, e dashura e Kreshnik Gjinit, u tha hetuesve belgë se në 2016-ën është vrarë në Shqipëri daja i 31-vjeçarit, pikërisht Samir Jaku. “Për një vit, ai ndihej i kërcënuar”, deklaronte në atë kohë e dashura e Kreshnikut para hetuesve.
Mister vijon të mbetet arsyeja përse u ekzekutua Saimir Jaku në Rrëshen, çka do të zbardhte historinë e plotë të hakmarrjes së dyshuar mes palëve. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona. Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Autorët e qëlluan me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.
Ndërsa në 12 Gusht të 2019, po në Rrëshen vritet Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini.
-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku
-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.
-Më 6 shtator 2017 , u vra Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë
-Më 12 gusht 2019, u vra në Rrëshen Tonin Gjini
-M2 7 janar 20220, u vra nw Rrwshen Kastriot Reçi