Ylli i WWE, njëkohësisht edhe aktori, John Cena është prekur shumë nga një surprizë e bërë nga një fans i tij i vogël.

John Cena mendonte se po bënte një video promovuese për Cricket Ëireless dhe po lexonte disa nga falenderimet nga njerëzit, jetën e të cilëve ai i ka ndikuar gjatë viteve.
 
Ndërkohë, John filloi të lexonte histori nga njerëz të cilët kishin humbur të dashurit e tyre, gjymtyrët, që po luftonin me depresionin, të cilët ishin frymëzuar nga pozitiviteti i tij për të ecur përpara.
 
Mesazhi i fundit ishte një video e një djal të vogël Tyler Schweer, nëna e të cilit ishte diagnostikuar me kancer.
 
Djaloshi i kishte dhënë nënës së tij një manshetë, të cilën ia kishte marrë John Cena në ring dhe e kishte urdhëruar që të mos hiqte dorë por të luftonte për jetën e saj.
 
Nëna e tij tashmë është shëruar nga kanceri.
 
Gjatë shikimit të videos një nga më të fortët e WWE filloi të qante, i emocionuar nga mesazhi.
 
“Në një moshë kaq të vogël, ka një kurajo kaq të madhe”, u shpreh John.
 
Ajo çfarë aktori 40-vjeçari nuk dinte, ishte se të gjithë njerëzit të cilët i kishin dërguar letra falenderimi ishin aty dhe po e dëgjonin.
 
Tyleri hyri në dhomë për ta falenderuar personalisht së bashku me nënën e tij.
“Surpriza më e bukur që më kanë bërë ndonjëherë, Ju jeni jashtëzakonisht shumë të fortë,”-u shpreh Cena ndërkohë përqafonte djaloshin e vogël.