Trupi i Regis Runajt ndodhet akoma në vendngjarje i shtrirë dhe mbuluar me gjak nga plagët e shkaktuara 7-8 herë me thikë. Ndërsa policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital.
Rreth orës 22:10, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 30 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.