Video-Ekskluzive/ Tuneli i bazës ajrore në Kuçovë, ku janë vendosur “bishat” e fluturimit MIG (Speciale)

Video-Ekskluzive/ Tuneli i bazës ajrore në Kuçovë, ku janë vendosur “bishat” e fluturimit MIG (Speciale)

Baza ajrore e Kuçovës, që u krijua si formacioni i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, do t’i nënshtrohet modernizimit.

Ky lajm është përcjellë nga vetë kryeministri Edi Rama, duke u bazuar në një vendim të fundit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që do e kthejë këtë bazë të vjetër në një bazë moderne nën administrim të saj.

Baza ajërore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes për shumë vite kanë bërë premtime se kësaj baze do i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Këtë shkëlqim mesa duket do ia rikthejë bazës vetë NATO. Report Televizion sjell këto pamje ekskluzive të tunelit të bazës ajrore të Kuçovës ku shihen avionët MIG, helikopterë të vegjël, e të tjera pajisje luftarake.

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 Prill 1951. Reparti Ushtarak Kuçovë që mbante emrin Reparti “23 Peza” u krijua si formacion i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Bërthama e parë e këtij regjimenti u krijua  me vendim të posaçëm, ku u morën masa për përgatitjen e efektivit  pilot e teknik për teknikën e re reaktive me të cilën do të pajisej reparti.

Në korrik të vitit 1957 në këtë aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues JI- 28, i cili hyri në armatimin e Aviacionit tonë Luftarak.

Në vitin 2001 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, në strukturën organizative të Forcave Ajrore, ky repart kalon në Akademia e Forcave Ajrore, duke pasur në vartësi dhe Fakultetin Teoriko-Mësimor, Vlorë.

Në gusht të vitit 2016, një sipërfaqe pranë kësaj baze të cilën Ministria e Mbrojtjes e hoqi nga inventari i pronave të ushtrisë, i është dhënë një kompanie përmes kontratës një euro. Që nga viti 2006, kjo bazë ajrore është e mbyllur e gjithçka çfarë shihet nga pajisjet luftarake do të marrin vlerë muzeale.


Lajmi kryesor:

Kryeministri Rama jep lajmin: NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kuçovë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë