VIDEO/ Elefanti zhytet në
lumë për të shpëtuar trajnerin

VIDEO/ Elefanti zhytet në<br />lumë për të shpëtuar trajnerin
Darrick Thomson "tentoi" të mbytej në lumin që ndodhet në Chiang Mai të Tajlandës, për të parë nëse do t’i dalë në ndihmë elefanti që kishte pranë.

Sa e pa që 42-vjeçari ishte duke u mbytur, Kham Lha, që është një elefant në moshë të re, nxiton dhe hyn në ujë për ta ndihmuar.

Në videon e publikuar, shihet që lëviz nëpër lumë dhe i afrohet trajnerit, i cili është kujdesur për të, që kur është shpëtuar dhe është sjellë në rezervatin Elephant Nature Park.

“Ne e kemi shpëtuar nga dhimbjet e shumta që i përjetonte në industrinë e turizmit dhe ky gjest e dëshmon se nuk ka harruar asgjë, duke na ndihmuar kur jemi në vështirësi”, ka thënë Thomson.

Në këtë mënyrë, ai ka treguar se elefantët mbajnë mend dhe krijojnë lidhje të forta me njerëzit që kujdesen për ta.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën