VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

Ernest Muçi

Besiktas fitoi dje 2-0 kundër Ankaragucu për raundin e 33-të në Superligën e Turqisë. Golin e parë të sfidës e shënoi Ernest Muçi në minutën e 18-të, me sulmuesin e Kombëtares që e dërgon në tre numrin e golave me ekipin turk.

Pas ndeshjes Muçi u shpreh i lumtur që nuk kanë pësuar, duke shtuar se kërkojnë t'i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura. Besiktas me 51 pikë mban vendin e katërt.

"Jemi një skuadër e mirë dhe cilësore. Problemi ynë ka qenë pësimi i golave lehtësisht. Këtë gjë nuk e bëmë sot. Do të vazhdojmë kështu. Do të përqendrohemi, ta harrojmë të shkuarën dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën kurdo që është e mundur.

U përpoqa të ndihmoja sa më shumë të mundja në pozicionin në të cilin luajta sot. Ne luajtëm mirë si ekip. Duhet të mbajmë këtë standard. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit.

Tifozët kanë treguar një mbështetje të madhe për mua që nga dita e parë. U jam falenderues. Po punojmë për të dhënë më shumë. Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe t’i bëjmë tifozët dhe veten tonë të lumtur në ndeshjet e mbetura", tha Muçi pas ndeshjes.

Pas ndeshjes Muçi "u detyrua" nga dashuria e tifozëve dhe insistimi i bashkëlojtarëve për të bërë ultrasin, duke mos zhgënjyer.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi 9 masat, 4 në burg

Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi 9 masat, 4 në burg