Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë 2 persona ku iu ka sekuestruar 23.2 kg kanabis sativa dhe 50 fara bimë narkotike kanabis.
Të arrestuarit janë Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, banues në Povelçë dhe Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë.
Arrestimi i 41-vjeçarit erdhi pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 23.2 kg kanabis sativa dhe dy armë zjarri automatik model 56 me 2 krehëra me nga 30 fishekë.
Ndërsa 21-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepeve Fier”, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip "BENZ”, me targë VL3848B, ku pas kontrollit të policisë iu gjëtën 50 fara kanabis sativa dhe 8 fishekë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip "BENZ”, me targë VL 3848 B, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.
Policia gjithashtu procedoi penalisht A.D, 27 vjeç, banues në lagjen "Kushtrimi” Vlorë, pasi 27-vjeçari ishte drejtuesi i automjetit ''BENZ'' që udhëtonte me 21-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasit Lavdimir Kapaj dhe Mikel Isaj për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" .
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?
23 Korrik, 09:58
-
Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar
23 Korrik, 09:58
-
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
23 Korrik, 09:48
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!
23 Korrik, 09:27
-
Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal te Rruga e Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre që i qëlloi
23 Korrik, 09:11
-
Gjelbërimi i peizazheve baritore të Bjeshkëve të Topojanit në Kukës, destinacion i preferuar i turizmit malor
23 Korrik, 09:03
-
Itali/ Shembet ballkoni i pallatit në Napoli! 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
23 Korrik, 08:54
-
Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!
23 Korrik, 08:43
-
Barcelona do të rrisë taksën turistike
23 Korrik, 08:28
-
Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë
23 Korrik, 08:27
-
Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën
23 Korrik, 08:23