FIFA ka prezantuar maskotat e Kupës së Botës 2026. Clutch (SHBA), shqiponja qerose, dreri Maple (Kanada) dhe leopardi Zayu (Meksikë) përfaqësojnë tre shtetet mikpritëse të turneut të vitit të ardhshëm. “Maple, Zayu dhe Clutch janë plot gëzim, energji dhe shpirt bashkëpunimi, njësoj si vetë Kupa e Botës FIFA”, tha presidenti Gianni Infantino në një deklaratë të së enjtes.
FIFA thotë se tri maskotat përfaqësojnë pjesë nga kultura e vendit përkatës.
“Dreri Maple është lindur për t’u endur, udhëtuar në të gjitha provincat e territoret e Kanadasë duke u lidhur me njerëzit dhe përqafuar kulturën e pasur të vendit”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten.
Zayu vjen nga xhunglat e Meksikës dhe përfaqëson kulturën e pasur. “Zayu përqafon kulturën meksikane përmes kërcimit, ushqimit dhe traditës duke bashkuar njerëzit përtej kufijve me pasion. Më shumë se një sportist, Zayu është një simbol i kulturës dhe lidhjes që mban me krenari zemrën e Meksikës.”
Mbi Shtetet e Bashkuara, fluturon Clutch që përqafon “çdo kulturë, lojë dhe moment me kureshtje dhe optimizëm të pakufishëm.”
Tri maskotat janë edhe lojtarë. Maple është portieri, Zayu sulmuesi kurse Clutch mesfushori.
Sipas FIFA, maskotat “po vijnë së bashku për të simbolizuar unitetin, diversitetin dhe pasionin e përbashkët për lojën e bukur.”
Ndeshja hapëse për Kupën e Botës 2026 do të jetë në kryeqytetin meksikan Mexico City në “Estadio Azteca” më 11 qershor 2026. Finalja do të jetë më shumë se një muaj më pas, në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi më 19 korrik.
Për herë të parë, finalja do të ketë edhe një koncert në pushimin midis pjesëve. Kalendari përfshin 104 ndeshje pasi turneu tanimë përfshin 48 ekipe kombëtare, nga 32 që ishin më parë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.4%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 1405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tragjike në Peru, tifozët shtypin njëri-tjetrin në stadium! Një i vdekur dhe 47 të plagosur
4 Prill, 11:14
-
VIDEO/ Tifozët e Irakut sulmohen në Dallas para Kupës së Botës 2026: Mos ejani në SHBA
3 Prill, 15:26
-
Zyrtare/ Trajneri Gennaro Gattuso jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares italiane të futbollit: Zemërthyer, ishte një nder
3 Prill, 13:45
-
Humbja në play-off-in e Kupës së Botës, Rumania shkarkon trajnerin legjendar Mircea Lucescu! 80-vjeçari pëson atak në zemër
3 Prill, 09:05
-
Revolucion në futbollin italian, pas Gravinës dorëhiqet edhe Gigi Buffon: Kemi dështuar
3 Prill, 08:47
-
Kreshnik Spahiu: Pse tifozëria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
2 Prill, 10:26
-
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet terren, Kosova rritje historike! Franca merr kreun
2 Prill, 08:57
-
'Tërmeti' i Kupës së Botës sjell pasoja në Itali, dorëhiqet Gabriele Gravina, pse Duka jo? Zgjedhjet e reja për kreun e Federatës së Futbollit Italian mbahen më 22 qershor
2 Prill, 08:39
-
Pasi mbeti jashtë Botërorit, Italia shënjestron kreun e federatës së futbollit! Në Shqipëri, Armando Dukës nuk i preket asnjë qime, për çfarëdo disfate
1 Prill, 19:53
-
'Kush s'kërcen është mysliman', thirrje skandaloze nga tifozët e Spanjës në miqësoren kundër Egjiptit! Preket Yamal, policia nis hetimet
1 Prill, 14:59
-
Italia jashtë Kupës së Botës, përtej Adriatikut 'masakrojnë' ekipin! 'Apokalipsi i tretë' dhe 'Zakon mediokriteti'
1 Prill, 14:10
-
VIDEO/ Juventusi bashkon Edon Zhegrovën me Kenan Yildiz, turku ngushëllon shokun e skuadrës në 'Fadil Vokrri'
1 Prill, 13:23