VIDEO/ Flamurtari shënon 3 gola në derbi, vlonjatët shkëputen në krye të Kategorisë së Parë

VIDEO/ Flamurtari shënon 3 gola në derbi, vlonjatët shkëputen në krye të Kategorisë së Parë

Festa e Flamurtarit

Flamurtari fitoi të diel 3-0 me Orikun për javën e tetë në Kategorinë e Parë. Në Vlorë, skuadra e Troisit fitoi derbin e qarkut falë golave të Flores, Iacovelli dhe Yuri në pjesën e dytë. Do duhej minuta e 49 e ndeshjes që Flores të zhbllokonte ndeshjen dhe të qetësonte kuqezinjtë, teksa në të 66 minutë Iacovelli vulosi tri pikët. Në minutën e 83 Yuri shënoi edhe golin e tretë.

Me këtë sukses, Flamurtari mban vendin e parë me 17 pikë, tre më shumë se Dinamo që luan nesër në 13:00 në transfertë me Korabin. Dibranët janë në vendin e tretë me 12 pikë, njëjtë sa Skënderbeu dhe Besa. Të shtunë Besa fitoi me Lushnjën, Besëlidhja dhe Burreli barazuan 1-1 ndërsa Turbina fitoi 3-0 me Tërbunin. Nesër në 13:00 luhet edhe Luzi - Tomori.

Kategoria e Parë:

E shtunë

Besa 1-0 Lushnja

Besëlidhja 1-1 Burreli

Turbina 3-0 Tërbuni

E diel

Flamurtari 3-0 Oriku

E hënë 13:00

Korabi - Dinamo

Luzi - Tomori

 

Goli i Iacovelli:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!