Banorët e një pallati në Arsenyev të Rusisë janë tmerruar kur kanë parë një fëmijë njëvjeçar të hipur në një dritare në katin e pestë dhe mënjëherë kanë marrë një batanije dhe kanë pritur deri në çastin që fëmija ka rënë, duke i shpëtuar jetën.
 
Video tregon momentin kur njëvjeçari bie poshtë dhe pritet nga të pranishmit që i shpëtojnë jetën.
 
Megjithatë, vogëlushi ka lëndime në tru dhe është shumë i trembur dhe i shokuar por jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas mediave ruse fëmija ka qënë pa kujdesin e nënës së tij, të cilën e kishte zënë gjumi nga lodhja.