Ernest Muçi gjeti golin e dytë këtë sezon në Turqi me fanellën e Besiktas. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm për ekipin e tij në derbin e Stambollit, ku Besiktas u mposht me rezultatin 2-1 nga Galatasaray.
Ernest Muçi u fut në lojë në minutën e 68-të duke arritur të lërë shenjë. Ai gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca, duke e lënë Fernando Musleran të shtangur në minutën 90+4.
Ndryshe nga gjysma e dytë e sezonit të shkuar, Muçi këtë vit nuk po merr minuta të shumta dhe nuk është titullar te Besiktas, paçka se sa herë futet në fushë magjeps me talentin që ka në këmbë.