VIDEO/ 'Gjama e Burrave' në ceremoninë mortore të babë e bir që humbën jetën nga rrjedha e ujit në Malësinë e Madhe

Në ceremoninë mortore të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët humbën jetën pasi rrjedha e ujit u mori makinën, u krye riti i 'Gjamës së Burrave'. Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri. 

“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”- shkruan Guri. 

'Gjama e Burrave' është një rit i cili kryhet kryesisht në Shqipërinë e Veriut, në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, Pukë, Malësi e Mbishkodrës. Riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 . Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960.

Pjetër Rrushaj bashkë me të birin, Jasonin 13 vjeç u gjetën pajetë pasi rrjedha e përroi të Thatë përpiu makinën e tyre në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës