Një laborator gjerman me porosi të televizionit Al Jazeera ka analizuar “bombat” që po i publikon opozita maqedonase, me të cilat e akuzon qeverinë për shkelie të shumta.
Ky laborator ka analizuar një bisedë kompromentuese të kryeministrit Gruevski me ish ministrin e transportit, Mile Janakievski, ku është konstatuar se biseda është origjinale dhe jo e montuar. Analiza është bë në laboratorin “Tonambulanc”.
Opozita tha se në këtë bisedë, Gruevski dhe ish ministri Janakievski, bisedojnë për projektin e një kompanie kineze e cila ndërton magjistrale në Maqedoni, sipsa mediave maqedonase.
Eskperti për audio incizime Fabian Scherer, ekskluzivisht ka analizar nëse bëhet fjalë për incizim të montuar, ndërsa çështje e analizës nuk ka qenë rreth zërave që janë në incizim. Pas ekspertizës e cila ka zgjatur për rreth shtatë, Scherer thotë se është e sigurtë se incizimi është origjinal.
“Mendimi im është se bëhet fjalë për incizimin origjinal. Nuk mund të jeni të sigurt 100 për qind, mirëpo 99 për qind është e sigurtë se incizimi është origjinal. Disa fakte të fuqishme mbështesin këtë konkluzion”, - ka deklaruar Scherer.
/Shqiptarja.com