Një gol i jashtëzakonshëm nga Driss El Jabli po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe po etiketohet menjëherë si kandidat serioz për çmimin 'Puskas' 2026.

Ky gol spektakolar është realizuar në kampionatin e Morokut, në përballjen e fituar 1-0 nga Maghreb de Fes kundër Wydad Casablanca. Në videon e bërë virale, lojtari realizon një goditje me 'rabona' nga jashtë zone, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Fitorja e ngjiti Maghreb de Fes në krye të renditjes së përkohshme me 31 pikë, ndërsa Wydad Casablanca mbeti në vendin e katërt me 30 pikë. Paçka rezultatit, të gjithë tifozët janë marrë me realizimin fantastik të Driss El Jabli, i cili duket se ka prenotuar trofeun për golin më të bukur të vitit të dhënë nga FIFA.