VIDEO/ Granit Xhaka i jep Kupën e Gjermanisë Leverkusenit me një supergol, 'Aspirinat' mundin 0-1 Kaiserslautern

VIDEO/ Granit Xhaka i jep Kupën e Gjermanisë Leverkusenit me një supergol, 'Aspirinat' mundin 0-1 Kaiserslautern

Festa e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka i ka dhënë Kupën e Gjermanisë Bayer Leverkusenit. Në Berlin, "Aspirinat" fituan 0-1 kundër Kaiserslautern në finale. Duhej supergoli i Granit Xhakës në minutën e 16-të që Leverkusen të harronte humbjen në finalen e Europa League dhe të rikthehej te suksesi.

Edhe pse me një lojtar më pak për më shumë se 45 minuta, kjo pas daljes me karton të kuq të Kossounou, "Aspirinat" ia dolën të siguronin trofeun e dytë këtë sezon pas Bundesligës.

Pas 31 vitesh Leverkusen rikthehet të fitojë për herë të dytë trofeun e Kupës, ndërsa javë më parë fituan titullin e parë në Bundesligë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Rritja e kërcënimeve nga Rusia dhe Kina, Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore

Rritja e kërcënimeve nga Rusia dhe Kina, Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore