Manchester City fitoi 1-3 me Leeds United për javën e 17-të në Premier League. Djemtë e Guardiolës kanë dominuar takimin, teksa në fundin e pjesës së parë ishte Rodri që kaloi në avantazh City-n në minutën e 45+1.
Në 45 minutat e dyta ndeshja sërish kishte melodi të njëjtë, me Haaland që shënoi dopietë në minutat 51 dhe 64. Norvegjezi në 42 ndeshjet e vitit 2022 ia ka dalë të shënojë 45 herë. Vendasit e Marsch shkurtuan ndeshjen me Struijk në minutën e 73, teksa pjesa e mbetur e lojës nuk rezervoi surpriza.
Pas javës së 17-të Premier League kryesohet nga Arsenal me 40 pikë, ndjekur nga Manchester City me 35 pikë dhe Newcastle me 33 pikë. Në fundin e klasifikimit Wolves, Nottingham dhe Southampton.