VIDEO: Historia e Halloween
në 100 sekonda

VIDEO: Historia e Halloween<br />në 100 sekonda
Festa ‘e frikshme’ që po festohet dhe në Shqipëri. Nga e ka origjinën?

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Gjithçka e ka pikënisjen tek të vdekurit. Madje ajo dikur kjo ditë i kushetohet Zotit të Vdekjes. Në video mund te ndiqni historinë e festes të përmbledhur në 100 sekonda.

600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidët, lloj besimi, ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, largonin shpirtrat e këqinj të vitit paraprak. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 Nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave.

Për të mos shtrembëruar beimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve.

Irlandezët, të cilët shtegtuan në Amerikë për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme.

Sot të gjithë festojmë e mbledhim ëmbëlsira në emër të të vdekurve, dhe vishemi në mënyrë të frikshme.

Historia dhe zakonet e Halloween
Samaini: Sipas një enciklopedie, Halloween mund ta ketë zanafillën nga «festa e lashtë pagane që festonin keltët mbi 2.000 vjet më parë». Ajo vazhdon: «Keltët besonin se të vdekurit endeshin në mes të të gjallëve të asaj kohe. Gjatë festës së Samainit, të gjallët mund të takonin të vdekurit.»

Veshjet e Halloween, karamelet dhe «ëmbëlsira apo prapësira»: Sipas librit Halloween—An American Holiday, An American History, disa keltë visheshin si lugatë në mënyrë që frymërat endacake të mendonin se ishin si ata dhe të mos u bënin keq. Disa të tjerë u ofronin ëmbëlsira frymërave për t’i qetësuar. Në Evropën e mesjetës, kleri katolik adoptoi zakonet pagane vendëse dhe u thoshte besimtarëve të shkonin nga shtëpia në shtëpi me veshje të çuditshme dhe të kërkonin dhurata të vogla.

3. Fantazmat, vampirët, njerëzit-ujqër, shtrigat dhe kufomat e ngritura nga varri (zombie): Prej kohësh, njerëzit i lidhin këta me botën e frymërave të liga.

4 Kungujt e Halloween: Në Britaninë e mesjetës, «disa shkonin shtëpi më shtëpi duke kërkuar ushqim në këmbim të një lutjeje për të vdekurit» dhe mbanin në dorë «kunguj të gërryera me qiri brenda që nënkuptonte një shpirt të burgosur në purgator».

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur