Një incident u shënua në hapje të Forumit të Prespës dje (15 qershor 2023) që po mbahet në Strugë.
Era rrëzoi një pjesë të monitorit në momentin kur në panel ishte duke folur ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Mirosllav Jença.
Ngjarja shkaktoi panik mes të pranishmëve ndërkohë forumi i u ndërpre për një kohë të shkurtër.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi se monitori u rrëzua përshkak të stuhisë dhe erës së fortë që dëmtoi skenografinë e panelit, gjë që rezultoi me ndërprerjen e aktiviteteve.
“Incidenti nuk ka shkaktuar asnjë pasojë dhe pas një pauze të shkurtër paneli ka vazhduar me agjendën e paraparë. Ju njoftojmë se Forumi vazhdon edhe nesër, me dinamikën e paraparë; nesër vijojnë panelet kryesore ku presim diskutime të frytshme dhe mesazhe të rëndësishme. Ministria e Punëve të Jashtme e shfrytëzon rastin t’u kërkojë falje të gjithë atyre që e ndoqën forumin, këtu në Strugë, apo përmes internetit”, njoftoi MPJ.