Kryeministri Rama inspektoi punimet në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8.
Drejtuesit e punimeve i kanë shpjeguar kryeministrit se hasën vështirësi serioze në zbatimin e projektit, pasi sipas tyre në projekt rruga parashikohej me një disnivel prej 24 metrash dhe pjesë të rrugës ishin tenderuar pa përfshirë asfaltimin e saj.
Në këto kushte, sipas inxhinierëve u desh të ribëhej projekti për të përmirësuar të gjithë këto elementë, duke evituar problemin e disnivelit dhe mangësi të tjera në projektim, që për specialistët përbënin një masakër mjedisore.
Pas njohjes me problemet e projektit që i shpjeguan inxhinierët, kryeministri Rama ka vënë duart në kokë i habitur duke u shprehur se “Ato pra, rrugët e Saliut, projektet të gjithë për tu ripare, me hatara të mëdha topografike, inxhinierike.
U humb kohë, por ishte e domosdoshme. Ky ndryshim projekti ka qenë i domosdoshëm, sepse po ta kishim vazhduar me projektin që trashëguam, do ishim në një situate edhe më katastrofike se ajo me rrugën Tirane-Elbasan, që pati gjithë atë rrëshqitje dramatike dhe faktikisht nuk do e kishin përfunduar tamam, do kishin ngecur në greminë,” – u shpreh Kryeministri.
Kryeministri kërkoi përqendrim maksimal për avancimin e punimeve. “Ajo që na intereson ne, kuptohet pa cenuar cilësinë e punës, të ketë ritëm maksimal për të fituar aq sa të mundemi kohën e humbur.”
Pas riprojektimit, aksi prej 15.8 kilometrash përfshin përveç tunelit të parë prej 700 metrash, edhe ndërtimin e një tuneli të dytë 300 metra dhe dy ura.
Qafë Plloçë-Qukës siguron lidhjen rrugore më të shkurtër me Korçën dhe fshatrat në zonën juglindore të vendit. Ajo shkurton kohën e udhëtimit dhe koston e operimit të automjeteve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO