VIDEO/ Ja aplikacioni që ju organizon
 udhëtimin edhe pa pasur internet

VIDEO/ Ja aplikacioni që ju organizon<br /> udhëtimin edhe pa pasur internet
Jeni në një udhëtim, nuk keni internet dhe keni humbur? Mos u shqetësoni, Google ka gjetur zgjidhjen perfekte, përmes një aplikacion të ri që shërben si organizues gjatë udhëtimeve dhe mund të përdoret edhe pa internet. Kompania e prezantoi zyrtarisht aplikacionin që quhet “Google Trips”, muajin e kaluar.

Ai është përshkruar si një “guidë udhëzuese e personalizuar” dhe ofron informacione mbi vendet e ndryshme, harta, si dhe rezervime për hotelet dhe restorantet. Aplikacioni i ndihmon përdoruesit të kursejnë më shumë kohë gjatë kërkimeve në internet për t’u orientuar dhe për të mësuar më shumë mbi një vend të ri. Ai mund të përdoret edhe pa qenë i lidhur me internetin.

Aplikacioni ofron itinerare për 200 nga qytetet më të vizituara në botë, duke përfshirë vendet dhe monumentet e rëndësishme kulturore. “Google Trips” mund ta shkarkoni falas në iOS dhe Android.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën