VIDEO/ Ja momenti kur stuhia përpin velierën 'Bayesian' në bregun e Siçilisë! Mes të zhdukurve presidenti i 'Morgan', manjati i jahteve Lynch dhe familjarët e tyre

Palermo- Teksa kërkimet për gjetjen e 7 trupave të zhdukur në bregdetin e Porticello pranë Siçilisë po vazhdojnë prej ditës së djeshme (19 Gusht), pas tragjedisë që shkaktoi cikloni duke mbytur velierën me 22 persona në bord, dalin edhe pamjet e para të momentit fatal.

Këto janë pamjet e anijes me vela “Bayesian”, me flamur anglez dhe me emra të njohur të botës së biznesit në bord, të marra nga kamerat e vëzhgimit të një shtëpie në Porticello. Varka, e cila lëkundet pak milje nga bregu, është gëlltitur nga stuhia e fuqishme e Mesdheut.

Edhe pse video është vështirësisht e dallueshme për shkak të natës dhe kohës, dallohet me kujdes në largësi në mes të detit një dritë e direkut të velierës 56 metra të gjatë që lëkundet, lëviz dhe më pas zhduket.

Një sekuencë që zgjat 1 minutë dhe 13 sekonda dhe që publikohet nga “La Repubblica”. Ngjarja pati 15 të mbijetuar, mes tyre edhe një foshnjë njëvjeçare, teksa kuzhinierja dhe 6 të tjerë janë përpirë bashkë me barkën.

Trupat e të zhdukurve mund të jenë bllokuar brenda varkës. Midis tyre janë manjati britanik dhe pronari i jahteve Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare Hannah, presidenti i “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, me gruan e tij Anne Elisabeth dhe avokati i Lynch, Chris Morvillo, me gruan e tij Nada. 15 personat e tjerë që ishin në bord, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u shpëtuan menjëherë pas fundosjes.

Autoritetet thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së hënës dhe barka ndodhej pak më larg se çfarë duhej nga bregu, pa mundësi shpëtimi në kohë nga roja bregdetare apo mjetet e tjera më të fuqishme. Pra u ndodh në vendin dhe kohën e gabuar. Ishte një tjetër varkë që shpëtoi të mbijetuarit momente më pas dhe që ndodhej afër, teksa e përballoi stuhinë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar! Forca të shumta policie në zonë

Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar! Forca të shumta policie në zonë